Fadil Nura, nënkryetar i komunës së Skënderajt

Fakte të Shpejta për Skenderajn

Nënkryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, ka dalë para Jeta Xharrës dhe asamblistëve të komunës për t’u përgjigjur për dy vitet e para të qeverisjes në këtë komunë.

Në fakt, kryetar i zgjedhur i Skënderajt është Sami Lushtaku, por ai nuk ka mundur ta ushtrojë pozitën për shkak se është dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për një rast të krimeve të luftës.

Nura nuk ka telashe për ta menaxhuar komunën pasi që nga 31 asamblistë komunalë, partia e tij (PDK) ka 26 përfaqësues.

Këto janë disa fakte të shpejta për komunën e Skënderajt: [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]1. Edhepse në Ligjin për Vetëqeverisje lokale thuhet se mandati i kryetarit të komunës përfundon nëse në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë muaj ose më tepër, , Sami Lushtaku vazhdon të mbetet kryetar me letra në komunë përkundër faktit që është në burg pasi u dënua për krime lufte. Komunën e udhëheq nënkryetari Fadil Nura.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]2. Qyteti i Skenderajt edhe pas shumë premtimeve, vazhdon të mbetet pa varreza.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]3. Ndërtesat e kategorive të dala nga lufta e fundit vazhdojnë të mbesin në gjysmë përkundër faktit që kanë nis të ndërtohen në vitin 2011.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]4. Vjehrri i nënkryetarit të komunës, Fadil Nura, ka marrë tender prej 700 mijë euro asfalt nga Komuna e Skenderajt për një rrugë 800 metërshe.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]5. Firma e Musa Hajdarit, asamblist i PDK-së, e furnizon komunën me derivate.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]6. Ferat Selimi, mërgimtar që jeton në Norvegji, ndërroi pronën e tij në Skenderaj me një pronë komunale dhe filloi të ndërtojë një hotel. Më vonë doli se komuna i kishte dhënë pronë që ishte e AKP-së e jo e vetja dhe Selimi tash ka ndalur punimet dhe komuna nuk po ia kompenzon pronën me një vend tjetër.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]7. Komuna e Skenderajt ka hequr taksat për bizneset.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]8. Fshati Polac i Skenderajt nuk ka ujë të pijshëm pasi që ujësjellësi nuk ka përfunduar.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]9. Rrënimi i një ndërtese në qendër të Skënderajt shkaktoi telashe pasi që banorët nuk kanë pranuar të dalin nga ndërtesa. Ata u larguan vetëm pas ndërhyrjes së policisë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]10. Drejtoresha e shkollën në fshatin Runikë, Merita Dervishi, është suspenduar nga detyra vetëm një muaj pasi është rizgjedhur në këtë pozitë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]11. Komuna ia ka ndaluar asamblistes së pavarur, Ajnishahe Halimi, qasjen në dokumente zyrtare me arsyetimin se ajo po i keqpërdor dokumentet duke ua dhënë ato mediave.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]12. Komuna e Skenderajt në vitin 2015-të nuk ka ndarë bursa për studentët.[/otw_shortcode_quote]

http://kallxo.com/vjehrri-nenkryetarit-dhe-asamblisti-fitojne-tendere-ne-skenderaj/