Agim Bahtiri

Fakte të Shpejta për Mitrovicën e Agim Bahtirit

Agim Bahtiri po e përfundon vitin e dytë në krye të Mitrovicës.

Në dy vjet, me fjalë, të bëra e të pabëra, ai ka qenë protagonist që në disa raste ka kaluar edhe kufijtë komunalë për nga jehona.

Ja një grumbull faktesh për qeverisjen e tij në Mitrovicë, pas debatit në kuadër të emisionit “Jeta në Komunë”:

Komuna e Mitrovicës pa asnjë drejtor femër.

 

Agim Bahtiri, ka punësuar për shofer djalin e vëllait. Ky i fundit ka pasur një konflikt me rojën e parkingut të Komunës.

 

Vetë Agim Bahtiri ka qenë cak i një sulmi në komunë nga një i ri mitrovicas.

 

Besnik Beka, drejtor i prokurimit në komunën e Mitrovicës i ka dhënë tender firmës së familjarëve të tij.

 

KALLXO.com ka gjetur se ka pasur përshtatje të konkursit ne Drejtorinë e Financave në komunën e Mitrovicës në maj të vitit 2014.

 

Dega e Partisë Demokratike në Mitrovicë, parti në opozitë, vazhdimisht e ka akuzuar Bahtirin për keqpërdorime.

 

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dy herë flirtoi më PDK-në për koalicion. Por ai ende e mban koalicionin komunal me LDK-në.

 

Agim Bahtiri koalicionin nuk e prishi po drejtorët i shkarkoi, madje në tri drejtori ka ndërruar nga tre drejtorë (Shëndetësi, Kulturë, Prokurim).

 

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka zbuluar se zyrtarët komunalë të Mitrovicës kanë qëndruar pa paguar fare në hotelin e kontraktuar për nxënës .

 

Në vitin 2014, Agim Bahtiri premtoi 5.000 mijë euro për ata që lajmërojnë korrupsionin në Komunë. Deri më tani ai nuk ia ka dhënë askujt këtë shpërblim.

 

Qeveria komunale në Mitrovicë nuk ka asnjë drejtor femër.

 

Në raundin e parë të zgjedhjeve në 2013, Agim Bahtiri nga AKR i kishte fituar 21.90% e Avni Kastrati nga PDK 42.60%. Në rundin e dytë Bahtiri i fitoi zgjedhjet. Mendohet se këtë ia bënë të mundur votat nga elektorati i LDK-së.

 

Qeveria japoneze e ka ngritur me qeverinë e Kosovës çështjen se pse po ndalohet dhënia e tokës në Mitrovicë për fabrikën japoneze që kishte dashur të investojë në prodhimin e kërpudhave në Mitrovicë.

 

Kërpudhat thuhet se kanë potencial të bëhen 30% e gjithë eksportit kosovar.

 

Agim Bahtiri kishte premtuar 15.000 vende pune, më shumë se çdo kryetar komune.

 

Kompania amerikano-suedeze “Green Power 3”, ka nisur projektin në Mitrovicë për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e 12 megavateve rrymë elektrike. Përderisa komuna i ka dhënë të gjitha lejet, kësaj kompanie i ka hasur sharra në gozhdë në nivelin qendror.

 

Prej 45 kontejnerëve nëntokësorë të premtuar nga Bahtiri, janë realizuar 26 në 2 vitet e para.

 

Sipas auditorit, nga lejet e ndërtimit për vitin 2014 Komuna kishte planifikuar që të realizojë të hyra prej 677,628 euro. Ndërsa kishte arritur të inkasojë vetëm 182,355 euro apo rreth 27%.

 

Komuna e Istogut dhe ajo e Obiliqit , shumë më të vogla se Mitrovica dhe me më pak buxhet të ndarë për asfalt për vitet 2014-2015, kanë arritur të shtrojnë më shumë rrugë se sa komuna e Mitrovicës.