Sokol Bashota, kryetar i komunës së Klinës

Fakte të Shpejta për Klinën

Sokol Bashota sivjet e ka nisur gjysmën e dytë të mandatit të tij të tretë në krye të komunës.

Komuna me mbi 40 mijë banorë ka probleme me ujë të pijshëm. Një fabrikë uji e përuruar kohë më parë nuk i ka zgjidhur hallet e qytetarëve për të cilët bartja e ujit me bidonë është ‘sport’ i zakonshëm, sidomos gjatë verës.

Për opozitën, kryetari i komunës ka punuar jo në bazë të prioriteteve të që ka komuna. Në debatin “Jeta në Komunë”, opozitarët në asamblenë komunale nxorën kritika ndaj Bashotës për përqendrim të 1.7 milion euro të buxhetit në rregullimin e sheshit të qytetit, ndërkohë që përveç mungesës së ujit, Klina ka një shkollë fillore (shkollën “Ismet Rraci”) në gjendje të mjerueshme, gati të shembet.

Ja disa fakte të shpejta për komunën e Klinës: [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]1.  Në vitin 2015 është përuruar fabrika e ujit të pijes në Klinë por qytetarët e Klinës nuk pinë ujë të ujësjellësit “Hidrodrini”[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]2. Instituti i Shëndetit Publik në 186 analiza të bëra për kualitetin e ujit në Klinë vitin e kaluar ka konstatuar se 86 prej tyre nuk I përmbushin standardet ose 52% e ujit në Klinë është i ndotur.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]3. Në vitin 2011, 4 asamblistë ia kishin ndarë vetes 4 banesa sociale. Pas presionit publik, kryetari i Komunës Sokol Bashota ka hequr dorë nga banesa që e kishte ndarë për vete me vendim të Kuvendit Komunal. Edhe nënkryetari Enver Berisha ka hequr dorë nga banesa e ndarë nga Asambleja e Klinës.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]4. Sokol Bashota ka blerë një makinë zyrtare “Range Rover” për 70.000 euro në vitin 2009. Në maj të vitit 2015 kjo makinë është dërguar në riparim që kushton 10 mijë euro. Makina është ende jashtë përdorimit.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]5. Komuna e Klinës u  kërkuar nga 100 euro bizneseve të komunës si ‘kontribut’ në organizimin e Ditës së Çlirimit në 2015.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]6. Pas konstatimeve të Raportit të Auditorit për konflikt interesi, Kryetari Bashota ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Klubit të futbollit  “Dukagjini” dhe festivalit “I Këndojmë Lirisë”.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]7. Komuna e Klinës pritet të bëhet me tri shkolla të reja në fshatrat Kpuz, Përçevë e Jashanicë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]8. Buxheti i Komunës së Klinës është rreth 8 milionë euro.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]9. Shkolla fillore “Ismet Rraci” është në gjendje të mjerueshme. Drejtori i shkollës thotë shkolla po shembet.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]10. Rruga “Osman Krasniqi”, vetëm 100 metra larg ndërtesës së komunës, ka mbetur e paasfaltuar tash e 16 vjet.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]11. Shtrati i lumit Drini në Klinë mbetet i pa ndërtuar dhe i ndotur nga ujërat e zeza.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]12. Komuna e Klinës pas tetë vitesh ka vendosur t’i shpërndajë bursat për studentët e saj.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]13. Kryetari i Klinës Sokol Bashota ende banon me familjen e tij në Prishtinë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]14. Gjatë këtij mandati, nënkryetari i Komunës Enver Berisha dhe asamblistja Shukrije Shala kanë kaluar nga AAK-ja në PDK.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]15. Ish-Asamblisti i PShDK-së, Prend Buzhala, ka bërë koalicion me PDK-në dhe është emëruar ushtrues I detyrës së drejtorit të shkollës në fshatin Qabiq. Në vend të tij në asamble erdhi Petrit Palushaj, por ai mbeti si asamblist opozitar.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]16. Objekti i banesor i  mikut të kryetarit, Burim Marmullarit shqetëson banorët përreth. Komuna thotë se ai objekt I plotëson kriteret urbanistike.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]17. Klina ende nuk ka stacion të autobusëve.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]18. Iniciativa Qytetare e Klinës ka aderuar në PDK gjatë këtij mandati.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]19. Komuna e Klinës ka ndërtuar një çerdhe të re të premtuar gjatë këtij mandati.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]20. Komuna e Klinës ka vetëm një drejtore femër. Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport drejtohet nga Kristina Lazri.[/otw_shortcode_quote]

http://kallxo.com/mjerimi-ne-shkolle-luksi-ne-shesh-dhe-parate-e-dhena-kesh-ne-kline/