Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri | Foto: Atdhe Mulla

Fakte të Shpejta për Gjilanin

 

Shumë herë gjatë tubimeve parazgjedhore dhe nëpër debate, Lutfi Haziri e kishte akuzuar partinë rivale PDK-në se ua ka mundësuar “jabanxhinjve” ta qeverisin komunën gjatë viteve të qeverisjes së Gjilanit nga Qemajl Mustafa.

Tash PDK po ia kthen me të njëjtën monedhë.

Kjo parti po e akuzon Hazirin se shumë tenderë të komunës i ka dhënë te ndërmarrjet “jabanxhi”- ato që nuk janë nga Gjilani.

Pozita dhe opozita nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët në pothuaj asgjë gjatë debatit të “Jeta në Komunë” në të cilin Lutfi Haziri doli para Jeta Xharrës dhe asamblistëve komunalë.

Haziri tashmë ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes së tij në Gjilan.

Ja disa fakte për Gjilanin e drejtuar nga Lutfi Haziri gjatë dy viteve të para të qeverisjes:

[otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]1. Komuna e Gjilanit nuk ka asnjë femër që udhëheq drejtori edhe përkundër faktit që ky ka qenë premtim i Lutfi Hazirit. [/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]2. E vetmja udhëheqëse e lartë femër në institucione komunale është kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku- Rexhepi.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]3. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka dhënë 36 tenderë për kompanitë “ Jabanxhi”.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]4. Lutfi Haziri ka favorizuar kompani që e kanë mbështetur në fushatën zgjedhore.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]5. Haziri e ka marrë “timonin” e kësaj komune me 9 milionë euro borxh, që i bie 1/3 e buxhetit të Gjilanit.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]6. Njëra ndër sfidat e Gjilanit është rregullimi i Lumit Mirusha dhe heqja e ujërave të zeza.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]7. Haziri ka shuar Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini, Sport.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]8. Haziri ka dështuar në heqjen e pjesëtarëve të FSK-së nga kazerma për t’i ta shndërruar këtë vend në kamp të studentëve.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]9. Gjilani vazhdon të ketë probleme me vërshime në qytet, lagje dhe katunde pas reshjeve atmosferike.[/otw_shortcode_quote]

[otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]10. Gjatë fushatës së vitit 2013, Haziri kishte premtuar rrugën katër korsi Gjilan- Prishtinë. Ky është një projekt nacional dhe jo komunal. [/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]11. Haziri kishte favorizuar biznesmenin Fitim Hazirin i cili gjendej në burg duke ndryshuar kontratë me një kompani tjetër e cila kishte vlerën 168 mijë euro.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]12. Drejtori i Gjimnazit Natyror në Gjilan ka qenë anëtar i komisionit intervistues dhe pranues ndërsa është zgjedhur vetë drejtor i kësaj pozite.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]13. Ish- ndërtesa e Komunës së Gjilanit është dhënë për Muze.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]14. Raporti i Auditorit ka gjetur se Komuna e Gjilanit kishte dhënë tender një operatorit të papërgjegjshëm për “Furnizim me Teknologji Informative” për nevojat e Drejtorisë së Arsimit në shumë prej 9 mijë e 900 euro. Ekipi i JNK-së ka gjetur që kompania është “Pro Computer” dhe udhëhiqet nga Arlind Kçiku e cila nuk ka plotësuar kërkesën e dosjes së tenderit për pagimin e tatimit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.[/otw_shortcode_quote]

http://kallxo.com/gjilani-i-jabanxhinjve-dhe-i-mirushes-legjendare/