Aksidenti i rëndë, nxënësit e lënduar janë nga Graçanica

Në aksidentin i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Graçanicë, furgoni i cili u aksidentua me veturën e policisë, po transportonte nxënës të një shkolle në Graçanicë.

KALLXO.com mëson se nga  21 personat e lënduar, 18 prej tyre ishin  nxënës dhe tre shofer dhe pasagjer, të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu për të mësuar gjendjen e personave të lënduar, por i njëjti ka treguar se të lënduarin nuk janë dërguar në emergjencën e QKUK për trajtim, por në Graçanicë.

KALLXO.com raportoi më herët për aksidentin në Graçanicë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një furgon dhe një veturë e policisë.

“Rreth orës 6:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni që transportonte nxënës. Deri më tani 21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

https://kallxo.com/21-nxenes-te-lenduar-nga-aksidenti-ne-gracanice/