Faik Grainca | Foto: Facebook

Faik Grainca në Gjykatë për Keqpërdorim Detyre

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot pritet të fillojë shqyrtimi fillestar në gjykimin ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, Faik Grainca.

Graica do të dalë para gjyqit në lidhje me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar gjatë kohës sa ishte drejtor i Urbanizmit në Ferizaj.

Bashkë me Graincën, akuzohen edhe dy qytetarë të tjerë se kanë kryer veprën e falsifikimit të dokumentit zyrtar gjatë mbledhjes së nënshkrimeve në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal përkatësisht zonën 8 të qytetit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Grainca akuzohet se duke qenë në dijeni se nënshkrimet ishin të falsifikuara, ka dhënë dritën e gjelbër për t’i dërguar në ministri për t’u aprovuar.

Kujtojmë se KALLXO.com ka raportuar edhe më herët në lidhje me akuzat e opozitës për lëshime e falsifikime gjatë kohës së revidimit të Planit Rregullues të zonës 1 dhe 8.

http://kallxo.com/akuza-per-leshime-dhe-falsifikime-ne-komunen-e-ferizaj/

KALLXO.com kishte shkruar më parë për caktimin e seancës fillestare në gjykimin e Faik Graincës.

http://kallxo.com/gjykata-cakton-seancen-kunder-faik-grainces/