Faik Grainca Akuzohet për Keqpërdorim të Detyrës

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit të Komunës së Ferizajt, Faik Grainca si dhe ndaj dy qytetarëve.

Granica akuzohet për keqpërdorim ndërsa dy qytetarët pëe falsifikim.

Lajmin për KALLXO.com e konfimoi  zëdhënësja e Gjykatës Themelore së Ferizajt ,Albenora Bektashi

Shukri Jashari Kryeprokurori i Ferizajt për KALLXO.com tha se aktakuza ka të bëjë me planin zhvillimor në Ferizaj.

“Aktakuza është dorëzuar në Gjykatë me datë 31 dhe ka të bëjë me mbledhjen e disa nëshkrimeve të falsifikuara në zonen e 8 lidhur me planin zhvillimor në Ferizaj.Prokuroria pretendon se edhe pse ish drejtori Grainca ka qenë në dijeni se nenshkrimet kanë qenë të falsifikuara i ka ka dhënë dritën e gjelbër për ti dërgruar në Ministri për ta aprovuar”, tha Jashari.

Në anën tjetër dy qytetarë akuzohen për mbledhjen e nënshkrimeve të falsifikuara.