‘Fabrika e Kukullave’, të mërkurën shfaqet në Teatrin 'Dodona'

Shfaqja “Fabrika e Kukullave” me tekst të Mentor Halitit dhe regji të  Naser Shatrollit shfaqet premierë këtë të mërkurë, më 27. 03. 2019 në Teatrin e Qytetet të Prishtinës “Dodona”

“Fabrika e Kukullave”, bashkëprodhim i “Euro Ballkan Institut” dhe “Dodonës” shfaqet në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, dhe  është një eksplorim në frymën e teatrit të absurdit, përmes së cilës tregohen të bëmat e një drejtori dhelparak – qesharak në të thënat, dramatik në të bëma, i veshur në pantallona shiz.

Si i tillë ai ushqehet me lojën e bilardos, i cili në vulën e hekurt të fabrikës së kukullave e fsheh diktaturën gjersa eksploron rend e ligj sa psikologjik po kaq dhe fizik.

Në shfaqje luajnë: Butrint Lumi, Rina Krasniqi, Edlir Gashi.