Eurodeputetët Kritikojë Pritjen e Kriminelit të Luftës nga Serbia

Rezoluta mbi Serbinë miratuar nga ligjvënësit në Parlamentin Evropian të enjten i bëri thirrje Beogradit të kufizojë “gjestet si mirëpritja publike e kthimit të individëve të dënuar për krime lufte”.

Në dhjetor të vitit të shkuar, zyrtarët e lartë e mirëpritën Vladimir Lazareviç kur mbërriti në Serbi pasi kreu dënimin për krime lufte në Kosovë, duke shkaktuar kritika nga viktimat.

Rezoluta u miratua teksa Beogradi përgatitet të hyjë në negociata me Brukselin rreth hyrjes në BE.

Përgatitur nga raportuesi i Parlamentit Evropian mbi Serbinë, David McAllister, raporti gjithashtu nxiste Serbinë të vazhdonte punën për të përcaktuar fatin e njerëzve që mbeten të zhdukur që nga luftërat 1990 dhe të përgatisin një skemë dëmshpërblimi për viktimat dhe familjet e tyre.

Rezoluta tha se kjo do të ishte “një parakusht i rëndësishëm për pajtimin, duke siguruar të drejtën e familjeve të viktimave të dinë fatin e pjesëtarëve të zhdukur të familjes”.

Rezoluta i kërkoi më tej Beogradit që të miratojë një ligj që përcakton të drejtat e viktimave civile të luftës, duke përfshirë kompensimin dhe përfitimet.

Një projektligj mbi viktimat civile, që është kritikuar nga disa grupe të të drejtave që argumentojnë se nuk i mbron të drejtat e viktimave, pritet të kalojë në muajt në vazhdim.

“Një ligj mbi viktimat civile duhet të miratohet pa asnjë vonesë të mëtejshme duke pasur parasysh se legjislacioni ekzistues nuk njeh disa grupe të caktuara viktimash të luftës,” tha rezoluta e Parlamentit Evropian.

Gjithashtu ajo dënoi të gjitha format e gjuhës së urrejtjes ose retorikës së kohës së luftës dhe nënvijëzoi nevojën për forcim dhe depolitizim të institucioneve serbe që merren me krimet e luftës.

Deputetët i bënë thirrje Beogradit të veprojë në shpirtin e fqinjësisë së mirë me Kosovën.

Rezoluta tha se Parlamenti Evropian shpreson se çështja e dështimit të aplikimit të Kosovës për t’iu bashkuar krahut kulturor të OKB, UNESCO, nuk do të pengojë dialogun dhe integrimin e Kosovës në organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare”.

Megjithatë vlerësoi publikimin e draftit të strategjisë së parë serbe për krimet e luftës, që synon të korrigjojë dështimet e së shkuarës dhe të hetojë përgjegjësit kryesor të nivelit të lartë të krimeve në masë.

Drafti përfundimtar pritet të miratohet në gjysmën e parë të vitit 2016.