EULEX-i ua Lë Vendorëve Gjykimin për Vrasjen e Policëve të UNMIK-ut

EULEX-i ka hequr dorë nga gjykimi i katër personave për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004.

Lajmin për këtë heqje dorë të EULEX-it e bëri të ditur për KALLXO.com kryetarja e Gjykatë Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyqi.

Bytyqi tregoi se lënda i është kthyer gjyqtarit që e kishte atë, para se ta merrte EULEX-i.

KALLXO.com shkroi në shkurt të 2018-ës se këtë lëndë e kishte marrë EULEX-i për ta gjykuar.

Atëherë KALLXO.com e kishte siguruar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që këtë lëndë ta marrë EULEX-i, pasi një gjë të tillë e kishte kërkuar Misioni Europian për Sundim të Ligjit.

Witold Jakimo, ushtrues detyre i kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it më 8 nëntor 2017 kishte dërguar në KGJK kërkesën që rasti i vrasjes s zyrtarëve të UNMIK-ut të gjykohet nga një trup i përbërë me shumicë dhe me kryesues nga Misioni Europian për Sundim të Ligjit.

Rasti ishte marrë nga EULEX-i me arsyetimin se ky gjykim ishte shumë i ndjeshëm, për arsye se lidhej me vrasjen e një zyrtari ndërkombëtar.

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë Bedri Krasniqi, Alban Dizdari, Bajram Kiçmari e Faik Shaqiri.

Më 23 mars 2004 gjatë trazirave të atëhershme ishin vrarë dy zyrtarë të UNMIK-ut, ndërsa të akuzuarit përveç për vrasje të tyre ngarkohen edhe për vrasje në tentativë.

Të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm më 12 tetor.

http://kallxo.com/cecarelli-vendimi-supremes-turp-per-drejtesine-e-kosoves/

Aktakuza u dorëzua më 21 korrik të vitit që shkoi.

http://kallxo.com/dorezohet-aktakuza-per-te-pandehurit-e-trazirave-te-marsit/

Tre nga të akuzuarit e këtij procesi gjyqësor ishin arrestuar më 5 korrik 2017.

http://kallxo.com/eulex-flet-per-aksionin-e-sotem-te-policise/

EULEX-i hoqi dorë më herët edhe nga gjykimi i Azem Sylës dhe të tjerëve në Rastin “Toka”.

http://kallxo.com/rasti-azem-syles-transferohet-te-vendoret/