“Etno Fest” një ditë para mbylljes

Festivali i traditës “Etnofest” do të sjellë dy shfaqje teatrale në ditën e katërt të tij dhe Koncertin e Etno Ansamblit ‘Ura Vajgurore’  nga  Zona Etnografike e Beratit.

Përveç kësaj, edhe në natën e parafundit të festivalit do të ketë ekspozita personale, performaca etno kulturore dhe mjaft aktivitete tjera.

Sipas programit në orën e mbrëmjes për pjesëmarrësit e festivalit, do të shfaqet shfaqjet  “Ana dhe Zefi” e nga Ad de Bont, me regji të Erson Zymberajt realizim i Teatrit Kombëtare të Kosovës dhe shfaqja “Skicuesi” me  regjia Afeida Boriqi e Teatrit të  “Abdullah Krashnica“ nga Preshevë.

Nuk do të mungojë edhe Etnoperformanca e grimit  dhe fotografimit në interaksion me publikun, dhe në fund “Etno neja”.