“ETC” në gjykatë për shitjen e mallrave të ndaluara tek fëmijët

Marketi ‘ETC’, që është në pronësi të deputetit Ramiz Kelmendi, do të përballet me gjykatën lidhur me shitjen e mallrave të ndaluara tek fëmijët.

Kjo pas transmetimit të hulumtimit të ‘Drejtësia në Kosovë’, që pasqyroi shkeljet e bëra nga ky market që lejoi shitjen e cigareve te të miturit.

Inspektorati i Tregut ka vepruar pas transmetimit të këtij emisioni dhe ka dërguar në gjykatë marketet e përfshira në hulumtim.

Kryeinspektori i Tregut, Lulzim Syla konfirmoi për KALLXO.com nisjen e procedurave.

“Ne i kemi dërguar në gjykatë të katër marketet. Gjykata e ka në dorë tash e tutje”, tha Syla.

ETC në kohën e zhvillimit të hulumtimit kishte thënë se janë të përkushtuar në respektimin e ligjit.

“Sa i përketë rasteve konkrete të lartëcekura, në marketet tona, mund të ju them me përgjegjësi të plotë që ne si kompani jemi të përkushtuar dhe kemi marrë masat më të nevojshme për respektimin  e këtij  Ligji”, thuhej në përgjigjen e ETC.

Ata shtuan se punëtorët e kishin pasur vështirë të vërejnë moshën e blerësve të identifikuar në hulumtimin e DNK-së.

“Ne kontrolluam lidhur me rastet e gjetuara nga ana juaj,  i mituri në fjalë nga pamja ishte vështirë të dallohej nga arkatarja që blerësi ishte nën moshën 18 vjeqare, por prapë se prapë ne sot kemi udhëzuar të gjitha marketet tona që të përsërisin trajnimin për këto raste dhe do marrim shembull gjetjet referuar nga ana juaj”, thuhej tutje në përgjigje.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, u transmetua më 25 janar të këtij viti.

 

 

https://kallxo.com/deshmi-ne-etc-viva-fresh-maxi-e-interex-femijet-blejne-duhan-e-alkool/

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’