Erdogan kërkon votime të reja në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se autoritetet zgjedhore duhet t’i anulojnë zgjedhjet lokale për kryetar të Stambollit për shkak të parregullsive, sidomos rreth zyrtarëve në kutitë e votimit, raporton Reuters.

Rezultatet fillestare tregojnë se partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore, e shënuar fitore të ngushtë në qytetin më të madh të Turqisë, duke i dhënë fund kontrollit 25 vjeçar të partisë së Erdoganit, AKP.

Duke folur para gazetarëve të mërkurën, Erdogan tha se rregulloret që kërkojnë që zyrtarët e kutive të votimit nuk janë zbatuar gjithkund.

“Kolegët tanë e kanë formuar këtë. Natyrisht se kjo ngjall dyshime. Nëse kanë pikëpamje të sinqertë, kjo çon në anulim”, tha ai.

Çdo vendim për anulim të votimeve duhet të merret nga Këshilli i lartë i Zgjedhjeve.

Një zyrtar i lartë i AKP tha të martën se kjo parti do të kërkojë votim të ri në Stamboll pasi më parë kishte dështuar të sigurojë rinumërim të përgjithshëm të fletëvotimeve të 31 marsit.

AKP tashmë ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve në distriktin Buyukcekmece të Stambollit, duke përmendur parregullsi në regjistrat e votuesve. Policia ka kontrolluar nëse disa nga ata që kanë votuar kanë qenë banorë të këtij distrikti.

Ekrem Imamoglu, kandidati për kryetar të Stambollit nga Partia Republikane Popullore, tha se AKP po vlerëson se një votim i ri në këtë distrikt mund ta kthejë rezultatin në favor të partisë së Erdoganit për tërë Stambollin.

“Unë u them hiqni dorë nga ky proces farsë. Mos shkoni të trokisni në dyert e Buyukcekmece duke i lodhur policët me këtë proces”, tha Imamoglu.

Ai kërkoi nga këshilli zgjedhor që t’i shpallë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve për Stambollin.