Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Enver Hoxhaj kritikon kryeministrin Kurti për qëndrimet në raport me Serbinë, uron që të reflektoj në takimin me presidentin Macron

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti rreth qëndrimeve që ky i fundit shprehi në Vjen të Austrisë javën e kaluar. Hoxhaj përmendi edhe deklarimet e zëdhënësit të ekzekutivit kur tha se marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë janë të pa vlefshme.

“Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Por, ai ka uruar që shefin e qeverisë që të reflektoi në takimin që pritet të mbahet në Parisë të Francës në mes Albin Kurtit dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.

Kurti javën e ardhshme në Paris, takohet me presidentin Macron