Enver Hasani - Foto; REL

Enver Hasani: Kushtetuesja obligon kryeministrin ta udhëheqë dialogun (VIDEO)

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Dialogun dhe për Delegacionin Shtetëror për Dialogun, i dha mesazh të qartë kryeministrit se nuk mund të bëjë delegim kompetencash kushtetuese.

Profesor Hasani në intervistën për TV 21 tha se ky vendim e obligon kryeministrit të marrë udhëheqjen e bisedimeve me Serbinë.

“Mesazhi kryesor është që kompetencat kushtetuese as nuk mund të uzurpohen prej askujt, siç është synuar, por as nuk mund të delegohen. Nuk mund t’i bartësh kompetencat kushtetuese sepse një gjë e tillë është anti-kushtetuese”, tha Hasani.