Kongresmeni amerikan, Eliot Engel në ceromoninë e ambasadës së re, 04/07/2019

Engel: Kosova duhet të udhëtojë pa viza dhe të bëhet anëtare e NATO-s

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel në përurimin e objektit të ri të Ambasadës amerikane, ka thënë se pavarësinë e Kosovës duhet ta njeh çdo shtet i botës.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha shtetet e botës dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Unë e përmendi pavarësinë e Kosovës me çdo diplomat që vjen për vizitë në zyrën time në Washington dhe me çdo lider dhe nuk do të pushojë deri sa njohja juaj do të kompletohet dhe keni raporte të mira me fqinjët tuaj”, ka deklaruar Engel.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës duhet të udhëtojnë pa viza në BE, pasi që sipas tij janë përmbushur kushtet e kërkuara.

“Njerëzit e Kosovës duhet të trajtohen njësoj si të tjerët afër jush dhe kjo do të thotë liberalizimi, të udhëtoni në BE pa viza dhe të keni një rrugëtim të qartë në NATO dhe në BE. BE e din që Kosova ka kompletuar kushtet për viza dhe shpresojë që të ndodh sa më shpejtë. Ne gjithmonë do të qëndrojmë me njerëzit e Kosovës”, ka thënë Engel.