Emri për Kryesues të ZAP-it i Shkon Kuvendit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi sot propozim e Presidentes Atifete Jahjaga për kandidatin për kryesues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Ky komision e dërgoi për t’u votuar në Kuvend emrin e kandidatit Besnik Osmani për këtë pozitë.

Nënkryetari i komisionit Ali Sadriu, i cili ishte duke e udhëhequr komisionin, tha se në bazë të Kushtetutës këtë proces e udhëheq Zyra e Presidentes në harmoni me kompetencat e veta.

“Presidentja ka bërë shpalljen e një paneli zgjedhor për kryesues dhe në harmoni ka formuar një komision me përbërje të ndryshme. Ka bërë intervistiminin e kandidatëve për proceduarat e parapame dhe në mesin e 3 kandidatëve, Presidentja ka zgjedhur Besnik Osmanin,” tha Sadriu.

Më tutje ai shtoi se Kuvendit do t’i shkojë për votim emri i Osmanit.

“Votimi minimalisht duhet t’i ketë 61 vota. Herën e kaluar nuk ka kaluar, shpresoj që kësaj here do të kalojë, sepse zyra moti ka mbetur pa drejtor,” theksoi Sadriu.

Besnik Osmani është sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.