Emrat e Kandidatëve për Drejtor të AKK-së

Njëzetenëntë kandidatë kanë konkurruar për postin e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK).

Lista e plotë u është dërguar të martën anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Po ashtu, dje është formuar edhe grupi punues prej tre anëtarëve, në përbërje të Agim Aliut (PDK), Agim Ademaj (LDK) dhe Milena Miliçeviq (Lista Serbe), i cili do të vendosë për kohën dhe mënyrën e intervistimit të kandidatëve.

KALLXO.com ka siguruar listën me emrat e kandidatëve që garojnë për postin që aktualisht e mban Hasan Preteni.

Këta janë kandidatët: Musa Dragusha, Gani Haxholli, Esad Ejupi, Sadri Abazi, Gëzim Kolgeci, Anila Berisha, Riza Krasniqi, Mehdi Pllashniku, Agron Behrami, Burim Sadiku, Albert Mirdita, Avni Zogiani, Suzan Novobërdaliu, Afrim Atashi, Sebahate Majanci, Kadri Kadrijaj, Gafur Podvorica, Blerim Kelmendi, Bashkim Salihu, Sami Shatri, Labinot Lekaj, Arton Çitaku, Ilaz Duli, Arben Muhameti, Shaip Havolli, Flamur Keqa, Lulzim Xhymshiti, Fehmi Reka, Shemsi Jashari.

Data e aplikimit është mbyllur, ndërsa mandati i drejtorit aktual të AKK-së përfundon në shtator.

Drejtorit aktual, Hasan Preteni i përfundon mandati i dytë më 23 shtator dhe ai nuk ka më të drejtë të garojë për të njëjtën pozitë.

http://kallxo.com/29-kandidate-ne-gare-per-drejtor-te-agjencise-kunder-korrupsion/