Emocionet e ushtarit Shqiptar pas kthimit nga zona e luftës - VIDEO

 

Momente emocionuese janë shfaqur në një video të publikuar nga Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka derisa ushtarë shqiptarë kthehen nga misioni i tyre ushtarak nga zona e luftës, në Afganistan, atje ku kishin shërbyer në kuadër të forcave të NATO-s.

S'ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe.Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga b2k kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA.#FAnjëEmocion??

Publiée par Olta Xhacka sur Samedi 6 juillet 2019

Në video janë përmbledhur emocionet e ushtarit teksa është ende në fluturim dhe momenti me interesant- emocionues teksa e takon vajzën e tij të vogël, e cila i hidhet në përqafim babait të saj që sapo ishte kthyer nga misioni i tij në Afganistan në kuadër të Ushtrisë Shqiptare e cila është njëra prej ushtrive anëtare e NATO-s.