Emërohen anëtarët e rinj studentë në Senatin e UP-së

Në mbledhjen e sotme të Senatit të Universitetit të Prishtinës janë emëruar anëtarët e rinj të përfaqësuesve të studentëve.

Anëtarët e rinj të këtij senati janë: Jeton Deliu, Vesel Kuqi, Misiona Thaçi, Ardit Karavidaj dhe Florian Divilaku.

Pas emërimit rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema kërkoi bashkëpunim me ta.

“Urime detyra e re kërkoj që të kemi bashkëpunim konsultiv në këtë përiudhë një vjeçare”, tha Dema.

Mandati i përfaqësimit të studentëve në senat është një vjeçar dhe ka filluar nga 1 qershori deri më 31 maj të vitit 2020.

Mbledhja e Senatit të UP-së është duke vazhduar me pikat e tjera të rendit të ditës.