Emërimet ‘politike’ me konkurs

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u diskutua për punësimet e militantëve partiakë në pozita në larta dhe në shërbimin civil.

Panelistët e partive politike në pushtet e opozitë folën për përzierjen e partive politike në punësimet e militantëve partiakë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike, agjencitë e pavarura e shërbimin civil.

Cila parti politike kishte të emëruar me konkurs militantë partiakë në borde të ndërmarrjeve publike, agjenci të pavarura dhe pozita tjera të larta?

A ishte rastësi që dhëndri i Fatmir Limajt, nipi i Jakup Krasniqit dhe kunata e Valdete Bajramit ishin punësuar brenda 6 muajve në ministrinë që udhëhiqet nga NISMA?

Cila parti politike lypte më së shumti ‘hise’ në punësime?

Si i portretizoi militantët e partive politike deputeti i AAK-së?

A i kishte ‘përzënë’ nga puna PDK e VV militantët e LDK-së?

A kishte punësuar Vetëvendosje militantë partiakë?

Sa kishte pasur sukses memorandumi me Ambasadën Britanike tri vjet pas nënshkrimit të tij?

Për punësimet në pozita të larta foli edhe përfaqësuesi i kompanisë angleze, e cila ndihmon Kosovën që të zgjedh njerëzit më të mirë në këto pozita.

Po ashtu në këtë emision folën edhe deputetët e partive politike në pozitë e opozitë.

Emisionin e plotë i cili u transmetua sonte mund ta ndiqni në këtë link:

 

www.kallxo.com

Flamuri i Rusisë, Foto: Pixabay

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjatë natës 50 dronë ukrainas që fluturuan në qiellin e tetë rajoneve ruse.

Mbi rajonin e Belgorodit, sipas ministrisë, u rrëzuan 26 dronë, dhjetë të tjerë u shkatërruan në rajonin e Brijanskut, tetë në Kursk, dy në Tula dhe nga një dron u rrëzua në rajonet Smolensk, Riazan, Kaluga dhe Moskë.

Në një fshat në Belgorod, dy persona u vranë në zjarrin që shpërtheu nga rënia e fragmenteve të dronëve, shkroi në Telegram guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.

Ukraina, që përballet me pushtimin e paprovokuar të nisur nga Moska më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime ruse, të cilat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Ndërkaq, Kievi tha se trupat ruse kanë lëshuar shtatë raketa nga rajoni i Belgorodit dhe Detit të Zi në drejtim të caqeve brenda Ukrainës.

Sipas njoftimit të 20 prillit të bërë nga Forcat Ajrore ukrainase, dy raketa Kinzhal u shkatërruan nga sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

Ushtria ukrainase shtoi se ka rrëzuar edhe tre dronë vëzhgues rusë.

Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar në mënyrë dramatike sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë ruse, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore./REL