QKUK | Foto: KALLXO.com

Emërime e Dorëheqje të Reja Doktorësh pas ‘Stentave’

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka emëruar ushtruesin e drejtorit në spitalin e Gjilanit dhe në Klinikën e Kardiologjisë.

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës gjithashtu tha për KALLXO.com se janë dorëhequr edhe 5 shefa të reparteve të Kardiologjisë pas ndryshimeve të cilat ndodhën javën e kaluar të nxitura nga aktakuza ndaj një numri të menaxherëve dhe punëtorëve shëndetësorë në rastin e njohur si ‘Stentat’.

ShSKUK tha se shefat e dorëhequr të reparteve janë Sami Gjoka, Nehat Rexhepaj, Lulzim Kamberi, Faik Shatri dhe Kelmend Pallaska.

Zyra e drejtorit Curr Gjocaj tha se është emëruar Agim Kryeziu është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjilanit pas dorëheqjes së Besim Gudës nga ky post.

Ndërsa në Klinikën e Kardiologjisë së QKUK-së, në vend të Gani Bajraktarit të larguar përkohësisht nga kjo detyrë, është emëruar Basri Sejdiu.

“Po punojmë që të bëhet një zgjidhje edhe për spitalin e Mitrovicës”, deklaroi zyra e drejtorit të SHSKUK-së.

Edhe javën e kaluar disa mjekë kanë dhënë dorëheqje e disa janë larguar përkohësisht.

http://kallxo.com/doreheqje-e-largime-te-perkohshme-per-mjeket-e-stentave/