Foto: Atdhe Mulla

Ellen Frank- Lajqi: Kosova ka shumë opsione tjera për energji, jo vetëm me qymyr

Ellen Frank- Lajqi nga Organizata jo- qeveritare “Era” ka thënë se Kosova ka shumë mundësi për prodhim të energjisë, jo vetëm përmes qymyrit.

Ajo po merr pjesë në konferencën bashkë me Konsorciumin e Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovës (KOSID) ku po prezantohet në një konferencë letra e dërguar në adresë të Korporatës së Investimeve Jashtë Shtetit (OPIC).

“Ne sot kemi ardhur këtu për të ju përkrahur dhe për të ju thënë se nuk jeni vetëm. Kur kemi betja për mjedisin, ne duhet të bashkohemi e të bashkëpunojmë”, tha ajo.

“Qytetari i Kosovës duhet të i thotë jo investimeve që e ndotin ajrin që e marrim dhe ujin që e pimë. Prandaj, unë jam këtu të përkrah letrën. Ne ende nuk e kemi parë ende vlerësimin e mjedisit ndonëse është e obliguar ta bëj”, ka thënë tutje amerikania që jeton në Pejë, Ellen Frank- Lajqi.

Tutje, ajo tha se Kosova ka mundësi të tjera për prodhim të energjisë, jo vetëm mundësia përmes qymyrit.

“Unë nuk e di se si do të jetë ky investim kur ai do ta shkatërroj mjedisin, ajrin dhe ujin për banorët e afërt. Kosova ka shumë opsione të tjera për energji, nuk është vetëm ajo me qymyr”, deklaroi ajo.

Letrën e plotë të KOSID dërguar për Bankën OPIC mund ta gjeni KËTU.

KALLXO.com transmetoi drejtpërdrejtë konferencën e KOSID – LINK