Eliot Engel duke hedhur valle Foto: Ilir Meta Facebook

Eliot Engel hedh valle me Ilir Metën e Rifat Jasharin në Tropojë (VIDEO)

Kongresisti amerikan dhe miku i shqiptarëve Eliot Engel ka qëndruar sot gjatë ditës në Tropojë të Shqipërisë.

Në një video të Zërit të Amerikës, Eliot Engel shihet dukë hedhur valle shqiptare.

Eliot Engel së bashku me disa valltarë të veshur me rroba kombëtare dhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta kishin hedhur vallen kombëtare shqiptare.

Në valle, bashkë me Eliot Engel ishte edhe Rifat Jashari.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas takimit me Elion Engel ka shkruar se askush nuk mund të vendos në diskutim alenacën mes Kosovës dhe Amerikës.

“Shumë i lumtur të takoja sot në Tropojën fisnike, mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës me Jashtë në Kongresin Amerikan??, z.Eliot Engel”, ka shkruar Meta në Facebook.

“Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA, nuk mund ta përçajë atë”, ka shkruar tutje ai.

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, u bë sot pjesë e valles së Tropojës, gjatë përurimit të rrugës me emrin e tij që lidh qytetin e Gjakovës në Kosovë me Tropojën në Shqipëri.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Vendredi 5 juillet 2019

.