Ekstradohet një person i dyshuar për sulm nga Gjermani në Kosovë

Një person është ekstraduar dje  nga Gjermania përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, me 16 gusht ka sulmuar një person zyrtar.

Ekstradimi i të dyshuarit është bërë përmes urdhër-arrestit dhe letër-rreshtimit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.