Ekstradohet nga Gjermania i Dyshuari për Vrasje

Një person që dyshohet se ka kryer vrasje të rëndë është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë më shumë se dy muaj pas arrestimit të tij atje.

Policia njofton se ai është përcjellë nga Njësia e Ekstradimit të Policisë së Kosovës nga Munihu deri në Prishtinë.

I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar me akuzën ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vrasje e rëndë në tentativë’ që nga 20 janari 2015  deri më 2 maj 2017 kur është arrestuar nga autoritetet gjermane, thuhet në raportin policor.

Sipas Policisë së Kosovës me vendim të prokurorit kompetent të EULEX-it ai është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

KALLXO.com ka shkruar edhe për një ekstradim tjetër nga Belgjika.

http://kallxo.com/belgjika-ekstradon-shaip-zukajn-dyshuar-per-vrasje-ne-decan/