Ekspozita ‘Burrneshat’ hapet sot në Galerinë Kombëtare

 Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council prezantojnë sot në mbrëmje ekspozitën “Burrneshat”.

Ekspozita hapet në ora 18:00 në GKK dhe është kuruar nga Arta Agani, aktualisht drejtoreshë e kësaj galerie.

Ekspozita ‘Burrneshat’ vjen si rezultat i një bashkëpunimi dy vjeçar në mes të pesë kuratorëve dhe institucioneve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor, ekspozita e titulluar “Perceptimet”,

‘Burrneshat’ është një ekspozitë kjo me një qasje vërtetë unike dhe të pazakontë, e iniciuar nga British Council dhe politikat e saj ndaj inovacionit në botën e artit.

GKK njofton se kjo galeri dhe British Council edhe më herët kanë realizuar në Prishtinë ekspozita të artistëve të mëdhenj britanik si Henry Moore dhe Grayson Perry, ndërsa kësaj radhe do të paraqesin para publikut 14 artistë nga Britania e Madhe  në “bashkëbisedim” me shtatë artistë kosovarë.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në GKK deri më 25 shkurt 2019.