Mary Dejevsky, ish korrespondente nga Moska dhe Uashingtoni, tani në Guardian dhe anëtare e institutit britanik Chatham House. Foto: Russia Today Printscreen Youtube

Ekspertja Britanike: Rusia Mund ta Njohë Kosovën

Një nga ekspertet më të respektuara të Britanisë së Madhe dhe komentuesve për çështje të Rusisë ka nxjerrë mundësinë e Rusisë që të njohë pavarësinë e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trump t’i marrë frenat si President amerikan.

Mary Dejevsky, një ish-korrespondente nga Moska dhe Uashingtoni dhe tani autore në gazetën Guardian dhe anëtare në institutit Chatham House të Britanisë së Madhe, ngriti ide në revistën katolike Tablet të Britanisë në edicionin e 21 janarit, duke reflektuar mbi pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm Trump-Putin në të ardhmen e afërt.

Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij dhe të vendosin lidhjet amerikano-ruse në një bazë të re.

Dejevsky, e cila rregullisht takohet me udhëheqësit e Kremlinit nëpërmjet Grupit Valdai, që mbledh zyrtarët rusë çdo vjeshtë, tha se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një pakete që synon mbylljen e çështjeve të ndryshme diplomatike  të pas Luftës së Ftohtë që kanë ndjekur marrëdhëniet mes fuqive.

Në artikull, Dejevsky ka përshkruar Trump-in si një krijues të marrëveshjeve i cili së shpejti do të mund ta shohë nëse lideri rus ishte serioz për një marrëveshje dhe do të ecte përpara në në bërjen e aranzhimeve të reja, nëse do të ndihej i mashtruar.

Megjithatë, Dejevsky tha se Putin është duke investuar shumë në bërjen e një marrëveshjeje  me Administratën e re amerikane, dhe nuk duket se do ta lë këtë mundësi t’i ikë, pasi kjo do ta dëmtonte rejtingun e tij të brendshëm.

Rusia e ka kundërshtuar fuqishëm njohjen e Kosovës, një ish-krahinë e aleatit të saj të ngushtë Serbisë që u nda me ndihmën ushtarake perëndimore në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë e plotë në vitin 2008.

Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga SHBA-të, kohë më parë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, pesë vende të BE-së dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur ende. Shtetet mosnjohëse përfshijnë edhe shumicën e vendeve në Amerikën Qendrore e Latine dhe Azi si dhe rreth gjysma e shteteve në Afrikë.

Ritmi i njohjeve është ngadalësuar edhe në vitet e fundit; vitin e kaluar Kosova u njoh nga vetëm dy shtete, Surinami dhe Singapori. Në total, 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën.

Përderisa njohja ruse do të shihej si një rrugëdalje e madhe në Kosovë, ajo do të vinte si një goditje e madhe për aleatët historikë të Rusisë, Serbinë. Beogradi është zotuar të mos pranojë kurrë shtetësinë e Kosovës dhe vazhdon ta pretendojë Kosovën si pjesë integrale të territorit të saj shtetëror, edhe pse ajo ka rënë dakord për “normalizimin” e marrëdhënieve me Kosovën nën ombrellën e BE-së.