Eksperti: Ujërat nëntokësorë po rrezikohen nga ndotja në Mirash

Ujërat nëntokësorë mund të kontaminohen si pasojë e ndotjes që vjen nga deponia e mbeturinave në Mirash.

Behxhet Shala, gjeolog në Universitetin e Mitrovicës tregoi për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se çfarë po ndodhë me sistemin që do duhej të filtronte ujin në Mirash.

“Për deponi është zgjedhë një gropë ekzistuese ku dikur është shfrytëzuar thëngjilli, e përshtatshme për tu mbushur me mbeturina por e papërshtatshme për faktin që është shumë afër ujërave nëntokësor. Rreziku është që ujërat e kulluara nga deponitë me shumë ndotës mund të kalojnë në ato ujëra dhe në ujërat nëntokësore”, tha Shala.

Ai tha se ‘Një deponi e mirëfilltë e ka sistemin e drenazhimit të ujërave ndërsa në këtë deponi ky sistem ka ra.

Evelina Rathje, Inxhiniere e mjedisit dhe hidrologe që punoi me GIZ-in gjerman po ashtu tha se situata është alarmante dhe sipas saj nëse vjen deri te ndotja e ujërave nëntokësorë është dëm i pakthyeshëm.

Në këtë emision, shkencëtarë dhe zyrtarë flasin lidhur me gjendjen e deponisë së mbeturinave në Mirash dhe masat që duhet ndërmarrë për evitimin e një katastrofe ambientale.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: