A ishin të martuara me të huajt gratë e rikthyera nga Siria

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” do të transmetohet ekskluzivisht intervista me Koordinatorin Nacional Kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit, Fatos Makolli i cili flet për detaje lidhur me të rikthyerit nga Siria.

Në emisionin e sotëm do të ndiqni ekskluzivisht se si u organizua rikthimi i 110 kosovarëve nga zonat e konfliktit në Siri.

Çfarë thotë Koordinatori Makolli për dosjet e FBI-së për të cilat u fol edhe në seancat dëgjimore për gratë dhe burrat e rikthyer nga Siria?

Makolli tregon nëse fëmijët e rikthyer kanë dy prindërit shqiptarë e po ashtu për pretendimet që gratë e rikthyera mund të jenë të dhunuara.

Cila është gjendja e grave të rikthyera?

Dëshmi se a janë institucionet e sigurisë të njoftuara se sa fëmijë, sa gra e sa burra janë gjithsej në luftërat e huaja në Siri dhe Irak.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”  transmetohet sonte nga ora 22:20 në RTK dhe live në KALLXO.com e Gjirafa Video