Kadri Veseli ne konference per media pas mbledhjes se Kryesise Foto:KALLXO.com

'Ekipi Neogociator' i qeverisë del nesër në Kuvend

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër në ora 9, vetëm 1 orë para seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare.

Sipas Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli do të jetë vetë vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo e krijimit të ekipit të negociator me Serbinë.

“Është kërkesë e Kryeministrit që të kemi një seancë nesër në ora 9, është kërkesë legjitime e kushtetuese. Pikë e rendit të ditës do të jetë krijimi i ekipit negociator nga ana e Qeverisë së Kosovës”, tha Veseli në konferencën për emdia.

Veseli tha se shpreson që nga nesër opozita të reflektoj dhe të bëhen bashkë për tu ballafaquar me Serbinë.

“Shpresoj që opozita nga nesër të reflektoj. Ne së bashku, pozitë e opozitë do të kemi ballafaqim me një shtete që i ka shkaktu dhimbje Kosovës e që ka qenë agresor ndaj neve. Ne duhet të jemi bashkë përballë Serbisë”, tha tutje kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu e cilësoi të pakuptimtë ftesën e kryeministrit për seancë, pasi që sipas tij, vetëm 1 orë më vonë është paraparë të diskutohet për të njëjtën çështje, ndërsa thotë se më vonë do të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo.

“Do të bisedojmë me deputetët, por nuk ka kuptim që të vijmë në ora 9, kur në ora 10 kemi mbledhje për temën e njëjtë”, tha në mes tjerash Sedjiu.

Ai u ankua se Veseli i kishte mbyllur diskutimet, ani pse ishte vonuar vetëm 7 minuta.

“Kryetari I Kuvendit nuk ka mbledhje që s’vonohet 15 minuta. Sot na ka njoftu 1 orë ma herët, sot erdha 7 minuta me vonesë edhe kur e pashë diskutimet kishin përfundu”, tha tutje ai.

LIVEKryesia e Kuvendit

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 septembre 2018