Ekipi negociator i Kosoves foto KALLXO.com

Ekipi Negociator takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë

Takimi që nisi rreth një orë më parë mes Ekipit Negociator me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ka përfunduar.

Pas takimit bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, ka thënë se ky takim ishte informues gjatë së cilit ambasadorët janë informuar për punën e deritanishme të Ekipit në dialog.

Lidhur me taksën, Limaj tha se ajo temë është e ndarë nga Ekipi dhe nuk mund të flas për këtë çështje.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostollova dhe ajo e EULEX-it, Alexandra Papdopoulou./rtv21