EHF

EHF: Nuk Zhvillohen në Serbi Kualifikueset e Hendbollit

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit ka vendosur që ndeshjet e mbetura kualifikuese të grupit pesë për Botërorin e Femrave U20 të mos zhvillohen në Serbi.

Vendimin që këto ndeshje të mos zhvillohen në Serbi Federata Ndërkombëtare e Hendbollit e ka marrë, sipas një komunikate të lëshuar, si rezultat i ndërhyrjeve të autoriteteve qeveritare serbe.

Qeveria e Serbisë ndaloi dje përballjen mes përfaqësueseve U20 të hendbolit të femrave Kosovë- Serbi.

EHF më tutje tregon se vetëm ndeshja mes Norvegjisë dhe Sllovakisë është zhvilluar në kompleksin Kovilovo afër Beogradit ditën e djeshme.

“Ndeshja hapëse mes Serbisë e Kosovës nuk mundi të zhvillohet. EHF-ja njoftoi më pas për vendimin e përjashtimit të ekipit serb nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në këtë ngjarje për shkak të dështimit për t’u luajtur kjo ndeshje”, thuhet në komunikatë.

Për përjashtimin e ekipit të Serbisë nga kualifikiimet shkroi dje KALLXO.com.

http://kallxo.com/serbia-perjashtohet-nga-kualifikimet-ne-hendboll/

Në komunikatë thuhet se të premten mbrëma nga komunikimet me autoritetet serbe EHF-ja është njoftuar se nuk do të lejohen as përballjet mes Kosovës e Norvegjisë të shtunën dhe Kosovës e Sllovakisë të dielën.

Komunikata sqaron se pastaj u mor vendimi i vështirë që të mos luhen ndeshjet e këtij grupi.

Në komunikatë thuhet se për hapat tjerë dhe caktimin e kohës kur do të luhen këto ndeshje do të njoftohet në eurohandball.com.

KALLXO.com shkroi dje se Kosova pas mosparaqitjes së ekipit serb e fitoi ndeshjen në tavolinë.

http://kallxo.com/kosova-e-fiton-pa-loje-ndeshjen-e-hendbollit-ndaj-serbise/

Në lidhje me anulimin e ndeshjes reagoi edhe Qeveria e Kosovës.

http://kallxo.com/qeveria-reagon-per-anulimin-e-ndeshjes-se-hendbollit-ne-serbi/