Egjipti ndalon YouTube-n

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur mbi një ndalim të përkohshëm të YouTube në Egjipt për shkak të videove antiislamike nga viti 2012, shkruan Engadget.

Gjykata më e lartë e Egjiptit vendosi dhe urdhëroi zyrtarët që të bllokonin shërbimin video të YouTube për një periudhë prej një muaji, duke përfshirë lidhjet video-lidhëse.

Arsyeja për këtë është fakti që YouTube në vitin 2012 ka lejuar publikimin e një videoje antiislamike të quajtur “Innocence of Muslims”.

Ky video e shkurtër me portretin e profetit Muhammed ka shkaktuar kritika të ashpra në botën islamike dhe në vitin 2013 është nisur një rast në Egjipt që synon ndalimin e YouTube.

Megjithatë, ankesa e shtyu dhënien e aktgjykimit për një periudhë prej pesë vjetësh.

Vendimi i fundit është përfundimtar, dhe nuk mund të anulohet.

Nga ana tjetër, YouTube ka ndryshuar që nga viti 2012, kështu që sot ajo tregon më shumë vullnet për të hequr imazhe urrejtëse, dhe kjo është arsyeja pse bëhet fjalë për një dënim simbolik./21Media