Edita Tahiri

Edita Tahiri: Ndryshimi i kufijve çon në luftëra të reja

Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri ka ripërsëritur qëndrimin e saj për ndryshimin e kufijve.

Ajo ka thënë se ndryshimi i kufijve sjell paqëndrueshmëri në Ballkan dhe luftëra të reja.

“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka shkruar Tahiri në Twitter.