Edicioni i dhjetë “Anibar”, me mision për të mundur frikën

Edicionit jubilar i 10-ti me radhë i Festivalit Ndërkombëtar të Animuar “Anibar” do të mbahet nga datat 15 deri më 21 korrik në qytetin e Pejës.

Tema kryesore e që do të trajtohet gjatë edicioni jubilar të këtij festivali është “Frika dhe shpresa”.

Këtë viti festival ‘Anibar” sjellë filma të animuar që prekin frikën nga ndryshimi që përmirëson gjendjen e të drejtave dhe lirive, si: punëtori, prezantime, masterklasa, takime me animatorë vendor dhe botëror, debate,

Përmes një komunikate për media organizatorët bëjnë të ditur se në një shoqëri e cila vazhdimisht po bëhet indiferente ndaj ndryshimeve politike, sociale dhe mjedisore, “Anibar” shndërrohet në hapësirë për ballafaqimin me ndryshimet, hapësirë për të frymëzuar veprimin dhe për të promovuar aktivizmin qytetar nëpërmjet artit që thërret për mbrojtje të lirive dhe të drejtave.

“Hapësira qytetare është platforma brenda së cilës Anibar funksionin. Kur të drejtat kufizohen, hapësira qytetare tkurret, dhe rrjedhimisht funksionimi qytetar është i kërcënuar dhe i kufizuar”, thuhet në komunikatën e “Anibar”.

Festivali mëton të nxisë debate lidhur me disa prej temave të cilat po kufizojnë gjithnjë e më shumë të drejtat e njeriut, dhe problemet në komunikim, siç thuhet më tej në komunikatën e “Anibar”, gjuha e profesionistëve të të drejtave të njeriut të përçuara nga aktivistë, akademikë, zyrtarë publikë apo gjyqtarë nuk lidhet plotësisht me nevojat reale të grupeve të margjinalizuara apo diskriminuara të shoqërisë.

“Andaj këtë vit Anibar sjellë filma të animuar, punëtori, prezantime, masterklasa, takime me animatorë vendor dhe botëror, debate, që prekin frikën nga ndryshimi që përmirëson gjendjen e të drejtave dhe lirive njerëzore”, thuhet në komunikatën e “Anibar”.