Edi Rama respekton ezanin, ndërpret fjalimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka respektuar thirrjen e ezanit në Shkodër.

Edi Rama është duke mbajtur fjalim para përkrahësve të Partisë Socialiste në një tubim për zgjedhjet e parapara të mbahen më 30 qershor.

Derisa po mbante fjalimin është dëgjuar thirrja e ezanit.

Me këtë rast, ai e ka ndërprerë fjalimin dhe është ulur në karrige te bashkëpartiakët e tij.

Pas kësaj, Edi Rama u tall me deklaratën e rivalit të tij – kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili, sipas tij kishte thënë: Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për vëllezërit myslimanë që po agjërojnë.

Në Shkodër sot ka pasur përleshje mes Policisë dhe përkrahësve të opozitës.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të penguar opozitën të shkonte drejt vendit ku Edi Rama do të mbante tubimin e tij zgjedhor.