Edi Rama komenton për bojën që iu hodh në Kuvend: Jam i pandalshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas veprimit të nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Edi Paloka, i cili gjatë seancës së sotme e qëlloi me ngjyrë.

Rama i është përgjigjur një komentuesi me video në Facebook-un e tij, duke e quajtur Palokën një “budalla me shiringë në dorë”.

“Ky i sotmi ishte një lloj shumë i veçantë budallai, në kuptimin më të plotë të fjalës. Sot ishte dita kur gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i kishin sytë tek Kuvendi ynë, mirëpo mjaftoi një palaqo shqiptar bashkë me të  zotin e tij, për ta bërë të sotme ditën e marrisë me bojë, në mes të zisë kombëtare në vendin fqinj, do të votohej këtu për anëtarësimin e saj në NATO, mirëpo për fatin e keq, kjo u bë dita e budallait shembullor”, tha Rama.

Ai shtoi se më këtë veprim opozita e ofendoi Maqedoninë dhe kryetarin e Kuvendit të këtij shteti, Talat Xhaferi.

“Fatkeqësisht sot u bë dita e budallallëkut të Shqipërisë, e cila e ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia e Veriut, kryetarin e kuvendit të atij shteti, duke shkelur çdo traditë dhe normë të mikpritjes”, tha kryeministri shqiptar.

Megjithatë, Rama tha se është ‘i pandalshëm’.

“Durimi s’më humbet, por vetëm më kolitet, pasioni s’më humbet por vetëm më shtohet dhe vendosmëria s’më bie por vetëm më rritet. Kta janë të zhurmshëm, këta janë dhe do të mbesin një pakicë sepse shumicë dot nuk bëhen”, thotë Rama.

https://kallxo.com/pamje-te-reja-kur-edi-rama-ngjyroset-me-ngjyre/