Edi Rama e quan të turpshëm vendimin për mos-dekretim të ministrit nga Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur të turpshëm vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kosovarin Gent Cakajn.

Për shkak të këtij vendimi të presidentit Meta, Rama i ka kërkuar falje Kosovës.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama në tëitter.

Sot gjatë ditës, presidenti Meta refuzoi ta dekretojë Gent Cakajn si ministër për shkak të deklaratave të këtij të fundit pro korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

https://kallxo.com/ilir-meta-nuk-e-dekreton-gent-cakajn-shkaku-i-deklaratave-pro-korrigjimit-te-kufijve-dokument/