John Bolton

Edi Rama bisedon me John Bolton për bisedimet Kosovë – Serbi

Në sallën e Kuvendit, kryeministri Rama reagoi kundër përgjimeve të publikuar nga VOA, duke theksuar se po përdoret nga “kazani” i Tiranës. Por nga foltorja e Kuvendit ai paralajmëroi edhe një bisedë që pritej të zhvillonte me Shtëpinë e Bardhë, raporton Top Channel.

Përmes një postimi në “twitter”, kryeministri Rama ka bërë të ditur detaje rreth kësaj bisede, e cila duket se nuk ka pasur fare të bëjë me përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës një ditë më parë.

“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë?????”, shkruan Rama në “Twitter”.