Nga një protestë për Sylejman Selimin - Foto: KALLXO.com

Edhe Sylejman Selimi i Thotë 'Jo' Dekoratës së Presidentit

Ish- komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka refuzuar dekoratën e ndarë për të nga presidenti Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi e ka konfirmuar për KALLXO.com se i mbrojturi i tij e ka refuzuar dekoratën që i është propozuar.

“Po është e vërtetë se Sylejman Selimi ka refuzuar ta pranojë dekoratën nga ana e Presidentit Thaçi”, tha avokati Gashi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10 vjetorin e Pavarësisë mbi 200 personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mes tyre ka personalitete nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë, media, gazetarë, kameramanë, publicistë, presidentë e kryeministra të Shqipërisë dhe emra që dhanë jetën për lirinë e vendit.

http://kallxo.com/njerez-te-denuar-e-te-akuzuar-nder-te-dekoruarit-e-presidentit-thaci/

Sylejman Selimi nuk është i vetmi personalitet që ka refuzuar dekoratën e presidentit.

Edhe akademiku dhe letrari, Rexhep Qosja, ka refuzuar të pranojë dekoratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të ndarë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

http://kallxo.com/edhe-rexhep-qosja-refuzon-dekoraten-e-presidentit-thaci/

“E refuzoj sepse është çmimi i dhënë prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot”, ka shkruar Qosja në profilin e tij në Facebook.

Dekoratën e Thaçit e kanë refuzuar edhe Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ish- zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe publicisti Veton Surroi.

http://kallxo.com/rexhep-selimi-refuzon-dekoraten-e-hashim-thacit/

http://kallxo.com/jakup-krasniqi-refuzon-dekorimin-nga-thaci/

http://kallxo.com/surroi-per-thacin-pandershmi-nuk-mund-te-nderoj/