Edhe pse e ndaluar fëmija blen raki në ETC

Një shishe whiskey me përqindje të lartë të alkoolit erdhi në duart e një të mituri pa shumë telashe.

17 vjeçari ka arritur të bëjë këtë blerje në marketin ETC në qytetin e Gjakovës, market ky në pronësi të deputetit Ramiz Kelmendi.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, në hulumtimin e realizuar në rreth 20 markete  në 6 qytete të Kosovës ka gjetur se në 12 raste pati shitje të mallrave të ndaluara për fëmijë..

Marketi ETC në përgjigjet për DNK ka thënë se po angazhohen maksimalisht për respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ndërsa deputeti Kelmendi tha se prononcohet vetëm për çështje politike.

Emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’