Edhe një tjetër deputet i LDK-së akuzon Thaçin për rastin e ‘gylenistëve’

Anëtari i Komisionit nga radhët e LDK-së, Anton Quni tha se të gjitha rrugët për rastin e ndriçimit të dëbimit të gjashtë turqve nga Kosova, dërgojnë te presidenti Thaçi.

Këto deklarime u bënë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për rastin e deportimit të “gylenistëve”.

“Në lidhje me ekspertin, ne kemi pasë në dispozicion shumë dokumenta dhe me të gjitha këto dëshmi nuk rezulton që ne kemi në dispozision informata sensitive, eksperti ka mujt me marrë informata at sa kanë pas mediat, kështu që nuk ka pasur asnjë rrezik për sigurinë kombëtare. Sensacion do të jetë nëse i marrim përgjigjet nga ju, të gjitha rrugët dërgojnë në një adresë, në adresën e juaj”, tha Quni.

“Z. President e di që jeni frikuar gjatë luftës por nuk e kuptoj pse frikoheni në paqe”, i tha Quni, Thaçit.

https://kallxo.com/selmanaj-thacit-ti-qendron-prapa-rastit-te-debimit-te-shtetasve-turq/