Edhe një medalje tjetër për Kosovën

Xhudistja e njohur kosovare, Loriana Kuka po ia siguron Kosovës medaljen e katërt në Tashkent të Uzbekistanit.

Me tri fitore, ajo hyri në finalen e kategorisë -78 kilogramë.

Kuka mposhti Raifovan e Kazakistanit, Sampaion e Portugalisë dhe Luise Malzahnin e Gjermanisë në gjysmëfinale.

Ndërkaq, në finale ajo do të përballet me Bernadette Graf të Austrisë.

Të premten Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi fituan të artën, kurse Nora Gjakova të argjendtën./21Media