Edhe një i vdekur nga një aksident në komunikacion

Një person i cili ishte aksidentuar një muaj më parë vdiq dje në QKUK.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë më 29 qershor.

“Mjeku kujdestar në QKUK ka konfirmuar se ka ndërruar jetë një mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë i lënduar rëndë në një aksident trafiku i shkaktuar më datë 29.06.2019”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Si pasojë e aksidenteve në komunikacion dje në në fshatin Bërnjak të Rahovecit humbën jetën tre persona dhe tre tjerë u lënduan.Rtv21.

Ditën e djeshme u raportu për një aksident komunikacioni në Rahovec ku mbetën të vdekur 3 persona.

https://kallxo.com/vdes-edhe-personi-i-trete-nga-aksidenti-ne-rahovec/