Loriana Kuka. Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës/Twitter

Edhe një e artë për Kosovën në Taragona, uron Kadri Veseli

Kreu i kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova është kampione në xhudo, duke ju referuar medialjeve të fituara në Lojërat Mesdhetare në Spanjë.

Komenti i tij erdhi pasi një xhudiste e re, Loriana Kuka, u stolis me medalje ari në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taragona të Spanjës.

Më vonë Loriana Kuka fitoi edhe një medalje të argjendtë në këto lojëra.

“Dje Akili e sot Loriana. Kosova tregoi edhe një herë se është kampione në xhudo. Deri më tash, 4 medalje – 3 të arta dhe një e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë janë treguesi më i mirë i potencialit të jashtëzakonshëm që ka Kosova në sport”, ka shkruar Veseli në Facecook.

Ai ka përgëzuar gjithë komunitetin sportiv për këto të arritura dhe ka thënë se përkrahja për sportistët duhet dhe do të rritet edhe më tej.