Edhe në Gjilan probleme me biletat për ndeshjen Kosova–Malta (Foto)

Sot për ta blerë një biletë për ndeshjen Kosova-Malta, që luhet më 11 tetor për kualifikimet e Ligës së Kombeve, qytetarët kanë pritur me orë të tëra.

Kallxo.com ka siguruar foto nga Gjilani në pikën e Ipkos, ku shihen radhë të gjata për ta blerë bileta.

Hesat Neziri ka thënë për KALLXO.com se ka pritur më shumë se tri orë për të blerë pesë bileta.

“Kam pritur më shumë se tri orë për t’i blerë biletat, kur kam arritur për t’i blerë biletat më kanë thënë që nuk ka bileta më, por me insistimin tim të madh m’i shitën biletat. Nëse nuk kisha insistuar do të kisha mbet pa biletë”, ka treguar Neziri për KALLXO.com

Tutje ky qytetar nga Gjilani ka treguar se ka pasur të tillë që kanë pritur më shumë se 4-5 orë dhe në fund kanë mbetur duarthatë pasi nuk kanë arritur t’i sigurojnë biletat për ndeshjen Kosova – Malta.

Këto janë fotot e dërguara nga Gjilani në adresë të KALLXO.com:

 

Ndërsa, në Prishtinë për shkak të tollovisë së shkaktuar është dashur të ndërhyjë Policia për të futur situatën nën kontroll.

https://kallxo.com/shitja-e-biletave-policia-nderhyn-pasi-situata-doli-jashte-kontrollit/

Të zemëruar me problemin e pajisjes me bileta, disa qytetarë kanë thyer xhamat e pikave të shitjes së biletave.