Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Grand Prix Antalya - Foto: Facebook/DritonKuka

Edhe Loriana Kuka i Sjell Medalje të Artë Kosovës

Edhe Loriana Kuka bëhet e artë në garën Grand Prix të xhudos në Antalya të Turqisë.

Xhudistja fitoi për herë të parë medaljen e artë në Grand Prix për seniorë.

Ajo mundi në finale ukrainasen, Anastasya Turchin, me ippon, në kategorinë 78 kg.

Të katër luftërat, Loriana i fitoi me ippon, sukses ky i jashtëzakonshëm i saj.

Për xhudon ishte medalje e katërt në Antalya dhe e treta e artë.

KOK përgëzon suksesin madhështor të ekipit të xhudos, trajnerit kampion olimpik, Driton Kuka, dhe gjithë Federatës së Xhudos së Kosovës./21Media