Protesta e banorëve para Komunës së Shtërpcës kundër ndërtimit të hidrocentralit, më 4 shkurt 2019 – Foto: KALLXO.com

Edhe kryetari i Komunës së Shtërpcës kundër ndërtimit të hidrocentralit

Banorët e Shtërpcës janë duke protestuar vazhdimisht që nga dhjetori i vitit të kaluar kundër ndërtimit të një hidrocentrali të vogël në vendin e quajtur Obe Reke.

Sipas banorëve, me punimet që po zhvillohen për ndërtimin e hidrocentralit po dëmtohet rrjedha e lumit dhe cilësia e ujit të cilin e përdorin për pije.

KALLXO.com ka raportuar rreth protestave në Shtërpcë, të organizuara nga banorët.

Në një përgjigje të dhënë për KALLXO.com më 25 janar, Komuna e Shtërpcës ka thënë se i përkrah banorët në protestat e tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit.

https://kallxo.com/video-banoret-e-shterpces-protestojne-kunder-ndertimit-te-hidrocentralit/

“Udhëheqësia komunale e kundërshton procesin e ndërtimit të mini-hidrocentralit në Shtërpcë, në vendin e quajtur “Obe Reke”. Hapi i parë konkret drejt zgjidhjes së këtij problemi është biseda e kryetarit të Komunës me delegacionin e protestuesve. Peticionin që e kanë nisë qytetarët e pakënaqur të Shtërpcës e kanë nënshkruar edhe kryetari i Komunës, Bratislav Nikoliq, kryetari i Kuvendit Komunal, Predrag Gërbiq, bashkëpunëtorët e tij, tre përfaqësues të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, si dhe ministri për Kthim, Dalibor Jevtiq”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Shtërpcës.

Me një vendim të datës 23 janar të Inspektoratit komunal të Shtërpcës thuhet se kanë ndalur përkohësisht ndërtimin e një hidrocentrali në këtë komunë me arsyetimin se “ka ardhur deri te turbullimi i ujit të pijshëm në rezervuar dhe kjo po e përkeqëson furnizimin e banorëve”.

Po ashtu, Komuna e Shtërpcës në vitin 2016 ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të punimeve në hidrocentralin “Shtërpce”, deri në një afat të pacaktuar.

Investitori Matkos Group në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se i posedojnë të gjitha lejet për ndërtimin e hidrocentralit.

https://kallxo.com/shterpce-komuna-ndalon-perkohesisht-ndertimi-i-mini-hidrocentralit/

Më tej në përgjigje thuhet se vendimet e Komunës së Shtërpcës bien në kundërshtim me lëshimin e lejeve ndërtimore, që i posedon MATKOS Group, nga vetë Komuna.

“Ne si kompani i posedojmë të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme dhe po ashtu të vlefshme, dhe mbi bazën e të cilave edhe kemi filluar me ndërtimin e këtij hidrocentrali. Komuna ka marrë vendim për ndaljen e punimeve në vitin 2016, është në kundërshtim me Konfirmimin e lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Shtërpcës, të datës 13 qershor 2017, me të cilën është konfirmuar vlefshmëria e Lejes së ndërtimit të datës 29 korrik 2015 dhe të gjitha dokumentacioneve tjera të  lëshuara nga Komuna e Shtërpcës”, thuhet në përgjigjen e MATKOS Group.

https://kallxo.com/banoret-e-shterpces-kembengules-kunder-ndertimit-te-hidrocentralit/

www.kallxo.com