Foto: Qëndron Kastrati/Facebook

Edhe Kamenica fiton 150 mijë euro për pastrimin e Kosovës

Qëndron Kastrati ka njoftuar që Komuna që e drejton ai është radhitur e treta me performancën më të mirë në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

I pari i Kamenicës donacionin në vlerë prej 150.000 euro e ka pranuar nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe drejtori i “Let’s Do it Kosova”, Luan Hasanaj.

“Kamenica është një nga qytetet më të pastra të Kosovës falë kulturës së banorëve për mbrojtjen e pasurive gjelbëruese. Komuna jonë u vlerësua me plot meritë për punën e vazhdueshme që e kemi bërë me task forcën komunale, në krye me koordinatorin dhe njëherit nënkryetarin e Komunës, Faton Jakupi”, ka shkruar kryetari Kastrati në Facebook.

Po ashtu Kastrati ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë ndihmuar në aksionin për pastrimin e Kamenicës.

https://kallxo.com/komuna-e-vushtrrise-fiton-150-mije-euro-per-pastrimin-e-qytetit/